Adele refuzon milionat: Nuk do jem një klon i Kardashians

Këngëtarja Adele ka marrë gjithë vëmendjen e botës me ndryshim drastik në pamjen e jashtme.

Ajo ka humbur plot 44 kilograme, e kjo ka mjaftuar që kompanitë më të njohura në botë të kërkojnë ekskluzivitetin e imazhit të saj ‘të ri’ për të reklamuar produkte të caktuara.

Sipas ‘The Sun’, burime pranë këngëtares janë shprehur që Adele nuk do i pranojë milionat që po i ofrohen, pasi nuk dëshiron të bëhet ‘klon i kardashianëve’.

Nuk dihet ende përse këngëtarja ka përmendur emrin e familjes së njohur, por gjasat janë që të jetë kundër mënyrës se si klani ‘Kardashian’ e promovon veten.

Adele pritet të rikthehet vitin tjetër në tregun muzikor me një album të ri./revistawho.com