Adele publikon foton e parë pas humbjes drastike të peshës, nuk do ta njihni. Duket si modele
Këngëtarja Adele ka publikuar foto në rrjetin social Instagram pas shumë kohësh dhe nuk njihet. Ajo ka pësuar një ndryshim drasti pas humbjes së peshës dhe trupi i saj duke si modele.
Adele postoi foton në Instagram në 32 vjetorin e lindjes dhe duket shumë e dobët.
Këngëtarja nisi dietën vitin e kaluar pas ndarjes nga ish bashkëshortin Simon Konecki.
Dhe zyrtarisht ajo na prezantoi për ditëlindjen me një “version” të ri të vetes ku duket se ka humbur shumë kilogramë.
Në postimin për ditëlindjen e saj, Adele shprehu mirënjohjen edhe për mjekët që po luftojnë me koronavirusin.
“Falemiderit për urimet për ditëlindje. Shpresoj të jemi mirë dhe të sigurtë gjatë kësaj periudhe. Doja të falenderoja punonjësit që ndodhen në vijën e parë të frontit dhe po na mbajnë të sigurt duke rrezikuar jetët e tyre! Jeni me të vërtetë ëngjëjt tanë,”– shkroi këngëtarja 32-vjeçare.
Por ishte fotografia e saj, me të cilën shoqëroi postimin, që theu rrjetin dhe u bë virale.
Me një fustan të zi të ngushtë pas trupit, ajo vuri në pah linjat e saj elegante ndërsa pozo pas një kurore të madhe lulesh.