Adam Levine feston 40 vjetorin: Ndihem më i ri dhe më i bukur se kurrë!
Adam Levine është shpallur mashkulli më seksi në botë disa vite më parë dhe sot vazhdon të jetë po aq simpatik sa dikur. Me rastin e ardhjes së 40-vjetorit të lindjes, këngëtari ka folur për këtë temë në ‘The Voice’ ku u shpreh se ndihet më i ri, më pak i pjekur dhe më i bukur.
“Ndoshta kam lindur i vjetër dhe tani po rinohem”, u shpreh këngëtari me shaka, ndërsa deklarata e tij nuk kaloi pa vëmendje nga mediat. Adam është martuar me modelen Behati Prinsloo para 5 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve, përkatësisht 2 vjeç dhe 13 muajsh, shkruan Who. Vetë bashkëshortja e tij është shprehur në intervista më të hershme se Levine është një baba shembullor dhe një bashkëshort perfekt.