Abuzimi/ 43-vjeçarja me aftësi të kufizuara mendore rezulton 6-muajshe shtatzënë
Një 20-vjeçar nga fshati Miras i Devollit është vënë në prangat e policisë.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 43-vjeçare me probleme mendore nga i njëjti fshat.
Në pranga është vënë Klajvo Karuni pas dëshmisë së gruas së abuzuar, por edhe hetimeve të policisë që kanë konstatuar se 43-vjeçarja është në muajin e 6-të të shtatzënisë.
Gruaja është paraqitur në spitalin e Bilishtit ku mjekët kanë konstatuar shtatzëninë e saj. ©LAPSi.al