Absurde te PARTIZANI, lojtari paguhet duke shijuar pushimet në vendlindje

Problemi i kontratave në kampionatin shqiptar vijon të jetë një shqetësim. Të shumtë kanë qenë lojtarët (kryesisht të huaj) që kanë përfituar nga kontratat e lidhura me ekipet e Superligës shqiptare. Rast i freskët është ai i Lukas Kardozo, me ish lojtarin e “Demave” që vijon të marrë pagën nga Partizani. Sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2022.

25 vjeçari nuk ishte në planet e trajnerit Lerda dhe në fillimin e këtij sezoni u dha hua te Drita e Gjilanit. Mesa duket braziliani nuk gjeti veten në Kosovë, duke prishur marrveshjen me klubin. Prej disa kohësh ai ndodhet në Brazil duke shijuar pushimet, me shpresën se klubi i kuq do e sistemojë diku. Kujtojmë se ai u largua nga Partizani bashkë me Mensah, për të ulur numrin e lojtarëve të huaj. Në këtë mënyrë italiani Lerda afroi të besuarit e tij, Braën dhe Jozef Ekuban.