Abeli kërkon një motër, Fiori Dardha flet për planet e zgjerimit të familjes
Mbrëmë Fiori Dardha ishte e ftuar speciale në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve kurioze të fëmijëve. Duke qenë se moderatorja e njohur është nënë e një djali të vetëm, Abelit, u pyet nëse do t’i bënte atij një motër ose vëlla.
“Abeli e ka një motër, por kam përshtypjen se e do dhe një motër tjetër. Nuk e do vëlla, do që të ketë një motër”, u përgjigj Fiori. Bashkëshorti i moderatores së njohur ka një vajzë nga martesa e tij e parë, ndaj Fiori tha se Abeli dëshiron një motër tjetër.
Më pas Dardha zbuloi edhe një detaj, se ajo dhe djali do të donin që vajza, që mund të vijë në jetë në të ardhmen, ta ketë emrin Nina. “I pëlqen shumë emri Nina dhe nëse Zoti do na japë një motër do e quajmë Nina”, tregoi Fiori. Kujtojmë se moderatorja e njohur 2 vite më parë kurorëzoi dashurinë e saj disavjeçare me regjisorin Donard Hasani, shkruan Who.