A zgjerohet vagina nga seksi i tepërt? Ja cilat janë mitet që nuk duhet t’i besoni më dhe çfarë fshihet pas tyre

Për shumicën e grave, shëndeti vaginal është ende tabu, pasi, në fund të fundit, ne ende i quajmë ato “pjesë private”.

Sipas “The Sun”, heshtja mund të krijojë injorancë dhe me shumë mundësi ka disa pyetje, të cilat nuk mund t’ua bëni miqve tuaj.

A do të thotë vagina e gjatë se ju keni pasur shumë partnerë seksualë (Siç besojnë disa njerëz)?

Këtu do të gjeni disa nga mitet më të zakonshme në lidhje me vaginën dhe atë që fshihet në të vërtetë pas tyre.

Seksi i tepërt zgjeron vaginën.

Megjithëse tronditëse, njerëzit vërtet mendojnë se partnerë të shumtë seksualë ose shumë seks mund të ndikojnë në mënyrën se si duken poshtë.

Ekspertët konfirmojnë se seksi nuk mund të ketë kurrë një efekt fizik afatgjatë në formën dhe madhësinë e vaginës tuaj, sepse ato nuk ndikohen nga seksi.

Qimet e trupit në pjesën e bikinit janë të papastra.

Ende ka njerëz që mendojnë dhe besojnë se qimet në zonën intime janë të papastra, gjë që i largon partnerët e tyre seksualë.

Dr. Vanessa Mackay paralajmëron se qimet në këtë zonë në fakt janë të rëndësishme për shëndetin tuaj vaginal dhe seksual. Madje, depilomi i herëpashershëm mund të jetë një ndër shkaqet e infeksioneve, përfshirë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Kjo, sepse ato shërbejnë si një barrierë për të mos i lejuar bakteriet dhe mikrobet që të hyjnë në organizmin tuaj dhe të shkaktojnë dëme edhe në lëkurë.

“Nëse gratë i depilojnë gjithmonë qimet në zonën e bikinit, atëherë ato po e vënë veten në rrezik të lartë ndaj sëmundjeve të rënda të organeve gjenitale”,- tha Mackay.

Vagina është një paketë e tërë.

Kjo nuk është e saktë, pasi organi gjenital femëror përbëhet nga disa pjesë.

Sipas gjinekologëve, vagina është një tub i gjatë rreth 8 cm, i cili fillon nga qafa e mitrës deri tek vulva, që janë organet e jashtme seksuale. Gjithashtu, në këtë organ përfshihen edhe buzët e brendshme dhe të jashtme, përveç klitorit dhe uretrës, e cila shërben për urinim.

Ju duhet të bëni dush vaginal vazhdimisht.

Sipas gjinekologëve, shumë gra mendojnë se sa më shumë ta pastrojnë vaginën, aq më e pastër bëhet. Por kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tyre, ky është një ndër gabimet më të mëdha që një grua mund të bëjë. Ato mendojnë se medikamente të ndryshme mund t’i ndihmojnë për të shpëtuar nga aroma e keqe. Por duhet të dini se vetë vagina përbëhet nga 200 baktere, të cilat shërbejnë për ta mbajtur atë të pastër dhe të shëndetshme.

Dushi vaginal është i dëmshëm, sepse mund të shkatërrojë bakteret natyrale të vaginës.

Të gjitha gratë duhet të dinë se nuk ekziston një vaginë e papastër, por në disa raste mund të kenë një vaginë të infektuar.

Labia juaj duhet të futet brenda.

Duhet të biem dakord për diçka që, vaginat ndryshojnë nga një grua në një tjetër si nga forma, ashtu edhe nga madhësia apo nga ngjyra.

Labia gjithashtu është e ndryshme dhe nuk keni pse të shqetësoheni për formën që ka, apo të merrni parasysh ndërhyrjet për të patur atë formë që shoqëria mendon se është e përshtatshme.

Gratë duhet ta kuptojnë që vagina është unike dhe pamja e saj është normale në të shumtën e rasteve.

Ushtrimet për pelvikun mund të ngushtojnë vaginën tuaj.

Sipas Eleanor Gardner, vagina është shumë elastike dhe është dizajnuar për të lindur një fëmijë.

Por nuk duhet t’u besoni miteve, sipas të cilave ushtrimet mund t’ju ndihmojnë të ngushtoni vaginën.

Gjithashtu, lagia natyrale është normale dhe shumë e rëndësishme, sepse shërben si një mekanizëm pastrues dhe ju ndihmon gjatë marrëdhënies seksuale.