A tha diçka Princi Charles kur e pyetën për intervistën e nuses së djalit?
Princ Charles nuk i shpëtoi dot një pyetjeje për intervistën e nuses dhe djalit të tij që u transmetua të dielën.
Sot ai vizitoi një qendër të vaksinimit në Londër dhe dukej shumë i qetë e lumtur.
Ndërkohë që po largohej, një nga reporterët e ‘Sky News’ i ka drejtuar pyetjen: Çfarë mendoni për intervistën? Princi nuk foli fare, vetëm qeshi dhe vazhdoi të ecë.
Në intervistën e së dielës, Princ Harry tha se i ati nuk i hapte më telefonin dhe marrëdhënia me të është ftohur shumë pas largimit nga pallati./revistawho.com