“A të thashë që është ngrohtë?”/ Fevziu s’pyet për temperaturat, kridhet në det: E para!

Moderatori Blendi Fevziu ka vendosur që të sfidojë temperaturat e ulëta të motit në vend, duke bërë…plazh! Po, plazh! Sot, më 12 shkurt 2022, ai ka postuar një video teksa noton në plazhin e jugut të vendit, i qetë, sikur nuk e ndjen temperaturën.

Krahas videos, për të vërtetuar edhe njëherë datën, Fevziu shkruan: Larja e parë për 2022. 12 shkurt. Sarandë. Ndërkohë që dikush nga larg i flet.

“O Fevzo, a të thashë që është ngrohtë?”-dëgjohet zëri.

Blendi Fevziu e nisi sezonin, por ju do ta bënit?

(k.m/dosja.al)