“A të dal sonte?”- Ja si i përgjigjet bashkëshortja Visjan Ukcenajt kur aktori kërkon të argëtohet me shokët (FOTO)

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka treguar vetëm me një foto se kush i merr vendimet e bën ligjin në shtëpinë e tij. Artisti ndau me të gjithë në Instagram një foto, ku shfaqej krah bashkëshortes, Jona Xhelilajt, e në pamje të parë çdo gjë duket shumë mirë.

Po ta shikoni me kujdes imazhin, do të vini re se Jona, ndonëse e buzëqeshur, mban në dorë një pistoletë që ia ka drejtuar Visjanit në kokë. E dini pse?

Aktori i humorit ka treguar se ky është përfundimi nëse i kërkon bashkëshortes të dalë me shoqërinë. Ja ç’shkroi ai krahas fotos:

“’A të dal pak me shokët sonte?’,- i thashë. ‘Dil dil, pa merak’,- më tha… Si thoni, të dal apo jo?”.

Kjo situatë i ka bërë të gjithë për të qeshur e madje disa ndjekës kanë ndarë të njëjtin “hall” me Visjanin.

Ukcenaj publikon herë pas here foto krah bashkëshortes së tij, me të cilën ka edhe një djalë 2-vjeçar, që e kanë pagëzuar me emrin Divin. Dyshja janë njohur për herë të parë gjatë kohës që studionin në Akademinë e Arteve.