“A pranon ta ribëjmë edhe një herë…?”- Dj Stone i propozon për herë të parë bashkëshortes pas 10 vitesh martesë
Dj Stone dhe Miss Rose janë një çift që gjithmonë kanë tërhequr vëmendje për shkak të stilit të veçantë të tyre.
Së fundmi, dyshja ishte ftuar tek emisioni i pasdites së Gerta Gixharit, ku treguan me detaje historinë e tyre të dashurisë.
Çifti tregoi se kanë 11 vite që njihen, por 10 vite që e kanë zyrtarizuar marrëdhënien. Për herë të parë janë parë në një bar në Tiranë.
Biseda e parë mes tyre ka ndodhur nëpërmjet e-mail, ku Dj Stone i shprehu edhe ndjenjat e tij, të cilat rezultuan të ishin reciproke.
Dyshja është celebruar pak kohë më vonë pas njohjes dhe kur kanë realizuar festën e dasmës, Miss Rose tha se ka qenë katër muajshe shtatzënë me vajzën e tyre. Ata sot janë prindër edhe të një djali.
Gjatë bisedës në studio, Dj Stone befasoi bashkëshorten e tij duke e propozuar.
Pas dhjetë vitesh ai i dhuroi një unazë për herë të parë Miss Rose dhe i propozoi që ta realizojnë edhe një herë dasmën ashtu siç duan.
“Siç e thashë edhe pak më parë ngaqë lidhja jonë, edhe historia e dashurisë tonë ka ecur me hapa shumë të mëdhenj. Unë nuk e kam bërë atë momentin magjik, që do të thosha më fiks atë propozimin magjik edhe standard që është një gjë shumë e veçantë kundrejt Eridës dhe mendova dhe i kërkoj ndjesë publikisht këtu tani, dhe mendova që t’ia bëj këtu.
Faktikisht propozimi im nuk do të jetë a do të martohesh me mua pasi ne kemi 11 vjet të martuar, por ajo që doja ti thosha: ‘A pranon që ne ta ribëjmë edhe një herë festën e martesës ashtu siç duam?’ A pranon?’”,- u shpreh Dj Stone.
Shumë e emocionuar, Dj Miss Rose e pranoi propozimin e tij dhe tashmë të dy janë gati për të bërë një dasmë të dytë.