A po qesh Jennifer Lopez poshtë maskës? Këngëtarja ndan këto momente me familjen me një mesazh të rëndësishëm

Me postimin e fundit në rrjetet sociale edhe ylli ndërkombëtar, Jennifer Lopez i ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mbajnë maskat në ambientet me shumë njerëz.

Ajo ka ndarë disa foto me familjen e saj duke shkruar: “Mund të më thoni, a po qesh pas maskës? Ne i vendosim maskat për të mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin. Të vendosësh maskën do të thotë të kujdesesh”.

Në foto Lopez shfaqet në parkun qëndror të New York së bashku me fëmijët dhe Alex, duke shijuar gjelbërimin dhe natyrën.

Ajo ka ndarë momente të ndryshme me njerëzit e saj më të dashur edhe në shtëpi, duke treguar se si ka vendosur të argëtohet edhe në këtë situatë jo të lehtë për të gjithë.

revistawho.com