“A po m`i shet”: Ledri kërkon syzet e fanses, videoja bëhet virale!

Ledri Vula është duke vazhduar turin e koncerteve nëpër Europë, dhe në njërin prej tyre, e kanë tërhequr shumë syzet e një fanseje, aq sa i është afruar dhe i ka kërkuar t`ia shesë. Ai e pyeti nëse janë origjinale apo të blera në Turqi.

Videoja është bërë virale në rrjet. Fansja është treguar e gatshme që t`ia falë syzet e saj këngëtarit të preferuar.

Ledri megjithatë, ka preferuar të mos i marrë por ia ka kthyer vajzës, duke i thënë se i shkojnë shumë.

Reperi i njohur është në një lidhje me Sarën Hoxha, me të cilë janë prindër të një vogëlusheje, Poem Blu, të cilën ka ndodhur edhe që ta vërë në gjumë përpara një koncerti, e rrëfyer kjo nga partnerja e tij, e cila ka treguar kështu se cfarë babai i përkushtuar është Ledri.