A po e pret Donald Veshajn? Bora Zemani zbulon vendimin që ka marrë për marrëdhënien me aktorin
Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj i habitën të gjithë kur shkëmbyen një puthje në buzë gjatë takimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo sepse ishte hera e parë që ish-çifti puthej para të gjithë shqiptarëve dhe për më tepër, tashmë që nuk janë bashkë.
Mirëpo kjo duket se nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë. Bora i tha Donaldit se ata kanë shumë gjëra për të diskutuar jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se problemet mes tyre nuk zgjidhen me një puthje në buzë. Por a po e pret moderatorja Veshajn derisa ai të dalë jashtë?
Bora vendosi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje publikisht gjatë puntatës së “Për’puthen”. Ajo u “ngacmua” nga njëri prej konkurrentëve, Naimi, i cili i tha: “Të gjithë shqiptarët po presin përgjigjen”.
Më pas, Bora shtoi: “Të presin pak, se dhe unë po pres dikë”, duke nënkuptuar se ka vendosur të zgjidhë mosmarrëveshjet me Donaldin për t’u rikthyer sërish bashkë.
Donaldi ka rrëfeyr në shtëpi se Bora “është femra që ka dashur më shumë gjatë gjithë jetës”. Ai madje zbuloi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me djalin e saj, Arborin, i cili është në klasën e parë. Ish-çifti kanë bashkëjetuar për më shumë se dy vite e gjysmë, por kokëfortësia e të dyve dhe xhelozia ishin faktorët kryesorë që i detyruan të ndahen.
Donaldi zbuloi se i ka premtuar Borës së do të hyjë e do të dalë i vetëm nga shtëpia, duke nënkuptuar se nuk do t’i afrohet asnjë vajze tjetër aty brenda.
Por pas këtyre ndodhive, të gjithë po presin zhvillime të reja dhe pozitive për marrëdhënien e Borës dhe Donaldit, e cila aktualisht është lënë pezull.