A mundet Kamala Harris të fitojë përballë Trump? Çfarë thonë sondazhet
Vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, është ende e paqartë se kush do të jetë personi që do të përballet me Donald Trump, pasi presidenti Joe Biden njoftoi se nuk do të kandidojë më.
Partia Demokratike prej ditës së djeshme, kur Biden njoftoi tërheqje e tij, ka filluar të bashkohet rreth Kamala Harris, një nga kandidatët kryesore të demokratëve përballë ish-presidentit.
Një faktor i cili thuhet se qëndron prapa vendimit të Presidentit Biden për të hequr dorë nga fushata e tij për rizgjedhje, thuhet se ishin të dhënat e tij të sondazhit kundër Donald Trump.
Por si ia del zëvendës presidentja Kamala Harris kundër kandidatit republikan?
Harris nuk është kandidatja zyrtare demokrate, por ajo shpalli kandidaturën e saj për nominimin e Partisë Demokratike menjëherë pasi Biden njoftoi se do të tërhiqej dhe shumë demokratë me peshë në parti, si edhe vetë Biden kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për të.
Të dhënat prej sondazheve të fundit, të cilat u morën përpara se Harris të shpallej si kandidat, sugjeruan gjerësisht se Harris do të renditej më mirë se Biden kur të përballej me Trump, por nuk ka ndonjë ndryshim domethënës dhe nuk kalon në avantazh.
Vlen të theksohet se këto sondazhe u kryen kur Harris ishte vetëm një kandidate teorike dhe se opinionet mund të ndryshojnë ndërsa votuesit familjarizohen më shumë me të.
lapsi.al