“A mund ti lash para se të dalësh në ekran”- Këngëtarja e njohur ngre këmbët përpjetë në emision, shpërthejnë kritikat ndaj saj

Anëtarja e jurisë në “The Voice”, Delta Goodrem ka zemëruar fansat pasi vendosi këmbët e palara në mbi tavolinë gjatë audicioneve të fshehta.

Shikuesit u tmerruan kur panë këmbët e saj të bërë pis nga ecja zbathur në dyshemenë e studios.

Video e saj, me këmbët sipër tavolinës ku duken qartësisht se janë pis, u bë virale në mediat sociale.

Njerëzit shpërthyen në kritika ndaj këngëtares duke i kërkuar që të lante këmbët përpara se të dilte në kamera.

“A mundet Delta Goodrem që të lajë këmbët para se të dalë në kamera,”- shkroi një person në Twitter.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Ndoshta Delta Goodrem duhet ti mbajë këmbët në tokë.”

/Panoramaplus.al