A mund të funksionojë një lidhje me një mashkull më të ri se vetja?

Kjo është njëra ndër pyetjet më të rëndësishme në çdo lidhje, pa marrë parasysh dallimin në moshë, posaçërisht nëse lidhja bëhet serioze. A dëshironi të keni fëmijë? Ku dëshironi të jetoni? A e mendoni karrierën në vend të parë?

Dallimi në moshë nuk ka rëndësi, nëse i zgjedhuri juaj është mjaftueshëm i pjekur dhe mund t’ju ndjekë intelektualisht. Vitet vërtet mund të jenë vetëm numër, nëse personi që keni pranë ka interesime dhe plane të ngjashme dhe është më i pjekur se sa që tregojnë vitet e tij.

Nëse edhe mendërisht ju përshtatet perfekt dhe keni plane për të ardhmen, numri i viteve fare të mos ju nevrikosë dhe fare mos u merrni me to.

Pa marrë parasysh se sa është më i ri se ju, mbase edhe ai ka qëllime të njëjta si edhe ju, madje që tani. Është me rëndësi që sinqerisht të bisedoni dhe të mësoni a keni gjëra të përbashkëta dhe a mund të planifikoni bashkë gjithçka.