A mund ta duash gruan e ishi-it më shumë se ish-in? Modelja e njohur thotë se po

Miranda Kerr thotë se e do më shumë Katy Perry-n sesa ish-in e saj Orlando Bloom.

Modelja ishte e ftuar në “Moments with Candace Parker”, kur tregoi se është bërë mikeshë e ngushtë me këngëtaren. Miranda, e cila është e martuar tani me Evan Spiegel ka një fëmijë 10 vjeç, Flynn nga martesa me ish-burrin Orlando Bloom.

“Ne dalim bashkë në fundjavë dhe festojmë. E dua shumë Katyn. Mund të them se e dua atë më shumë se babain e Flynn”-tha Miranda.

Modelja tregoi gjithashtu se djali i tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën e Katy-t dhe Orlandos, Daisyn.