“A mendon se do përputhesh me Ilirin?”, mësuesja e ka gati përgjigjen (FOTO)
Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, ka vendosur së fundmi që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.
Shumë fansa i kanë bërë komplimente mësueses, e shumë të tjerë kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth saj dhe pjesëmarrjes në reality show-n e ndjekur.
“Mendon se mund të përputhesh me Ilirin?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit i është përgjigjur: “Le t’ia lëmë kohë”, duke e shoqëruar edhe me një emoji duke qeshur.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse do ta linte punën si mësuese, që të shkonte të jetonte jashtë Shqipërisë me partnerin.
“Do e linit mësimdhënien për t’u shpërngulur jashtë shtetit me partnerin?”, ishte pyetja që mori këtë përgjigje nga mësuesja: “Po”.