“A më njeh kush jam?”, ish-konkurrenti i “Për’Puthen” bën sherr të madh në emision (video)
Ish-konkurrenti i programit “Për’puthen”, Eri Aga ka qenë së fundmi i ftuar “N’Kosovë Shoë” ku ndër të tjera ka folur për marrëdhënien me ish-konkurrentët, opinionistin Arjan Konomi dhe autoren e emisionin Olsa Muhameti.
Në studio erdhi si e ftuar edhe këngëtarja Shota Baraliu, e cila i trazoi pak ujërat kur deklaroi se një nga djemtë në studio e ka ngacmuar në rrjete sociale.
Edhe pse ajo nuk tha emër, një nga djemtë në prapaskenë iu sul Erit të “Përputhen”, duke shkaktuar sherr të madh. U desh ndërhyrja e djemve të tjerë që situata të qetësohej teksa Eri u pa shumë i nxehur.
“Kë kap ti mo ej, më njeh ti mua?”, dëgjohet të thotë Eri.
Më pas moderatori i tregoi ish-konkurrentit se e gjitha ishte kamerë e fshehtë.
Kujtojmë se situata aspak e zakontë e Erit dhe Dorit, dy djemtë të cilët u bënë pjesë e një sherri së bashku, u bë shkak për pezullimin e tij nga programi.
Gjithçka nisi menjëherë gjatë hyrjes së Dorit në emision, teksa ai u prit jo shumë ngrohtë nga konkurrentët e “Për’puthen”. Dy djemtë u kapën fillimisht me fjalë dhe jashtë studios situata precipitoi në dhunë fizike, ndërsa pamjet u publikuan mbrëmë në emision. Për këtë arsye, Bora i komunikoi djemve përjashtimin përfundimtar nga “Për’puthen”.