A kryejnë marrëdhënie të rinjtë? Një në tre djem sot bën seks vetëm online

Në Itali, një në tre djem bën seks, por vetëm virtualisht. Kjo sipas një sondazhi të fundit të bërë nga Shoqata Italiane e Andrologjisë (SIA), e cila studioi ndryshimet në zakonet seksuale të Gen Z pas pandemisë.

“Ka një rënie dhe një transformim të dëshirës. Nga njëra anë ka një përdorim pa kriter të pornografisë online, e cila është rritur gjatë pandemisë, e cila çon në zakonin e stimulit ngacmues,”-shprehet Marco Rossi, psikiatër.

“Nga ana tjetër, impulset janë të orientuara drejt masturbimit. Shumë djem praktikojnë seks, por jashtë konteksteve të caktuara ata sillen sikur të ishin aseksualë,”-vazhdon psikiatri.

Pandemia ka ndikuar në procesin e dematerializimit të realitetit. Ndër pasojat më të dukshme ishte edhe reduktimi i ndërveprimeve sociale dhe kontakteve fizike.

Sipas psikiatrit fëmijët sot në vend që të flasin me telefon, në atë që mund të konsiderohet si një kontakt më “intim”, preferojnë të shkëmbejnë mesazhe.

Mbyllja sociale dhe mosinteresimi për marrëdhëniet ndërpersonale, apo edhe seksuale, ka çuar dhe vazhdon të çojë në forma të depresionit.

Iconstyle