“A ke ndjenja për Oltën?”, Kristi e thotë haptazi: Që kam nuk diskutohet, absolutisht po (video)

Në shtëpinë e “Big Brother VIP2” është luajtur një lojë mbrëmjen e djeshme me pyetje anonime. Secili na banorët ka bërë 15 pyetje në fshehtësi për çdo personazh aty.

Më pas Amos ka lexuar me radhë pyetjet, duke ua drejtuar banorëve që u përkisnin dhe ata nuk duhej që të shmangnin përgjigjen.

Një ndër pyetjet që iu drejtua Kristit është: “A ke ndjeja për Oltën?”, të cilën e mori duke qeshur. “Ndjenja shoqërore dhe të mira po. Besoj që ai personi nënkuptonte në mënyrë tjetër”, tha Kristi.

Ndërkohë Amos që lexonte pyetjet i thotë: “E di ti se si e interpreton”. “Që kam ndjenja po, domethënë të mira, absolutisht po”, vijon më pas Kristi.

Në mesin e pyetjeve, ajo që morri më shumë vëmendje ishte një pyetje për Luizin. “Pse bën sikur nuk e di që Kiarën e pret dikush jashtë?”, i tha Amosi, sigurisht pa e treguar emrin e banorit që ia drejtoi këtë pyetje.

Me tre përgjigje të shkurtra, Luizi tha: “E para e punës nuk e di. E dyta e punës, nuk është. E treta e punës, edhe nëse ka patur nuk e ka më.” Mirëpo, fill pas kësaj, pasi mbaruan të gjitha pyetjet, banorët janë parë mjaft të revoltuar me njëri-tjetrin, shkak pyetjet anonime që ishin mjaft provkuese dhe me qëllim të keq.

Teksa po diskutonte me Bjordin, Luizi tregoi se është i sigurt se pyetjen në lidhje me Kiarën ia ka bërë Olta Gixhari.Luizi shtoi se edhe ai mund ta pyeste nëse Olta ka diçka më shumë me Kristin, por ndryshe nga aktorja, ai nuk bën pyetje të tilla.