“A ke botoks në fytyrë?”/ Sara Hoxha flet për ndërhyrjet estetike dhe zbulon çfarë ka menduar kur e ka parë Ledri Vulën për herë të parë
Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është gjithmonë transparente me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Blogerja realizon shpesh intervista virtuale në Instagram, për t’i dhënë mundësinë të gjithë fansave që t’i bëjnë pyetje të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme, Hoxha ndau pak nga koha e saj për ndjekësit. Gjatë bisedës online, njëri prej tyre e pyeti: “A ke botoks në fytyrë, sepse më dukesh shumë natyrale, shumë e ëmbël?”.
Në vend që t’i shkruante diçka, Sara zgjodhi që t’i përgjigjej me një foto të fytyrës së saj, pa filtra, në të cilën kishte rrudhur ballin për të treguar se deri më tani nuk ka prekur asgjë.
Ndërkohë, një tjetër ishte kureshtar të dijë se çfarë ka menduar Sara kur e ka parë për herë të parë këngëtarin, Ledri Vula. Sara zbuloi se i ka bërë vetes një pyetje: “Ky është Ledri Vula?”.
Përveç komenteve pozitive, ka edhe nga ato negative të cilave Hoxha nuk iu druhet dhe i përgjigjet publikisht.
Para pak javësh, dikush i shkroi: “O femër e urryer!” dhe Sara ia ktheu: “O jeta, po ça faji kam unë e shkreta?!”.
Një tjetër ndjekëse i shkroi: “Pse bën të vështirën? Posto një foto burrin mi”.
Sara, e cila nuk i kursen aspak pozat e bukura krah këngëtarit, ndau një fotografi të tyren të shkrepur kohëve të fundit. Krahas saj shkroi: “Qyqa! Na mi, ja ku e ke”. Çifti po qëndronte para një pasqyre, ndërkohë që Ledri ishte përkulur për t’i dhuruar një puthje në qafë Sarës, gjatë kohës që qëndronte pas saj.