A ka vdekur Kim Yong Un? Fotoja që shton dyshimet se diktatori vdiq pas operacionit në zemër
Media italiane “La Stampa” ka publikuar një foto të një personi që shihet i shtrirë dhe me sytë e mbyllur, duke dhënë kështu përshtypjen e një njeriu të vdekur.
Sipas mediave të shtetit fqinj, personi në fjalë është publikuar nga mediat aziatike, emrin e të cilave nuk e përmend dhe dyshohet se është pikërisht diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që prej disa ditësh po trazon ujërat e të gjithë botës me dyshimet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Gjithsesi “La Stampa” shkruan më tej se fotoja nuk është e verifikuar, dhe se ekziston mundësia që të jetë një person mjaft i ngjashëm me liderin korean.
“Kim Jong Un ka vdekur”. Kjo është ajo që do të tregonte një imazh që po qarkullon në disa media aziatike, të cilën La Stampa nuk ka pasur mundësinë ta verifikojë drejtpërdrejt. Trupi i pajetë i një njeriu, i cili duket se është udhëheqësi i ri, shihet i shtrirë dhe mbuluar nga një beze të kuqe dhe me sytë e tij të mbyllur,”– shkruan “La Stampa”.
Ndërkohë, pak orë më parë, pamjet satelitore kanë kapur një tren që i përket Kim Jong Un, të parkuar Stacionin Hekurudhor të Udhëheqjes pranë rezidencës së tij në Wonsan. Sipas mediave të huaja prania e trenit nuk vërteton vendndodhjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut ose nuk tregon asgjë për shëndetin e tij, por megjithatë dyshimet janë të forta se lideri korean po pushon në bregdetin në lindje të vendit komunist.
Dalja e fundit në publik e Kim Jong Un ishte një inspektim i një grupi të forcave ajrore në një fushë ajrore në perëndim të Koresë së Veriut.
Nga ana tjetër, të tjera media ndërkombëtare shkrujanë se shëndeti i diktatorit të Koresë së Veriut i Kim Jong Un, është më serioz se sa është raportuar dhe se për t’u kujdesur për të Kina ka dërguar ekspertët më të mirë të shëndetësisë. Asnjë zyrtar deri më tani nuk kanë folur për gjendjen e tij shëndetësore edhe pse disa prej tyre e kanë takuar dhe e kanë parë.
Raportet se ai u sëmurë rëndë pas operacionit në zemër dolën në fillim të kësaj jave.