“A ka GPS?” Të birit i grabitën “Audin” 47 mijë eurosh në Milot, Ahmetaj: Nuk më intereson fare mjeti, të gjenden njerëzit që i vunë djalit armën në kokë, e ndoqi makina me targa italiane

Ahmetaj ka zbuluar edhe një detaj për njërën nga mjetet e autorëve, që sias tij ka pasur targa italiane. Ai tregon se grabitësit ia kanë pyetur të birin nëse mjeti i llojit “Audi Q7” kishte GPS apo jo.

Rrahman Ahmetaj, babai i Meriton Ahmetajt, të cilit iu grabit makina dy netë më parë në Milot ka kërkuar që të gjenden autorët. Në një prononcim për KlanKosova, Ahmetaj tha se mjeti i vjedhur ven 47 mijë euro, por që atij nuk i intereson aspak kjo pjesë, vetëm që autorët të përfundpjnë pas hekurave.

Ahmetaj ka zbuluar edhe një detaj për njërën nga mjetet e autorëve, që sias tij ka pasur targa italiane. Ai tregon se grabitësit ia kanë pyetur të birin nëse mjeti i llojit “Audi Q7” kishte GPS apo jo.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Meritoni, djali im, 21 vjeçar, ka qenë i shoqëruar me Fatlind Morinën, i cili e ka pasur ditëlindjen me 1 shtator dhe kanë qenë duke u kthyer nga Budva. Në Milot janë ndalur për të marr pije afër një marketi dhe një makinë me targa italiane i ka përcjellë. Pasi janë larguar rreth 5-6 kilometra, i është ndezur një dritë vezulluese e ngjashme me atë të policisë. Meqenëse ka qenë zonë e kufizuar me 60 kilometra në orë dhe ai ka ecur me 80 kilometra shpejtësi, ka menduar që është policia e shtetit. Në momentin që është ndalur, ajo makinë që ishte me drita të policisë i është afruar shumë afër nga prapa, ndërsa makina tjetër e ka bllokuar pjesën e përparme të makinës dhe kanë filluar të shtëna me kallashnikov dhe me britma e me pistoletë në kokë i kanë nxjerrë nga makina. I kanë shtrirë për tokë, i kanë bastisur, të gjitha pajisjet ua kanë marr. Interesante pyetja që ua bënë grabitësit në ato momente, duke i thënë ‘a ka makina juaj GPS, e Meritoni i ka thënë se po’. Më pas e kishin vazhduar rrugën në drejtim të Morinës. Vlera e veturës 42 mijë eurshe nuk ka rëndësi fare, por që autorët të kapen dhe këto fenomene të pahijshme të mos përsëriten, sidomos në shtetin shqiptar,”– tregon Rrahman Ahmetaj.

Si ndodhi grabitja?

Meriton Ahmetaj, 27-vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, Kosovë ka qenë duke u kthye nga Mali i Zi bashkë me pasagjerin Fatlind Morina, kur në Milot u është bërë pritë nga dy makina, brenda të cilave ndpdheshin gjashtë persona të armatosur me kallashnikov. Grabitësit ishin vendosur në dy pika kyçe ku të kishin mundësi të bllokonin mjetin luksoz.

Në një prej makinave, e llojit “BMË” me fenelina policie ndodheshin tre prej tyre që dhanë dhe sinjalin të parët. Duke menduar se bëhej fjalë për policinë, Ahmetaj uli shpejtësinë dhe hapi krahun. Në këtë moment, grabiësit i bstisën të rinjtë, i kërcënuan, u morën makinën dhe u larguan.

(F.m/dosja.al)