“A je single?”, Morena Taraku flet për jetën private
Modelja dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar. Ajo është gjithmonë në qendër të mediave rozë dhe nuk kishte se si “të shpetonte” edhe këtë herë.
Së fundmi, Morena ka realizuar një “mini-intervistë” me ndjekësit e saj në Instagram, pasi ata kanë bërë pyetjet që dëshirojnë.
Njëri prej tyre ka pasur shumë kuriozitet për jetën private të bukuroshes dhe e ka pyetur për statusin.
“A je beqare?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës së cilës iu përgjigj: “Po”.
Në këtë mënyrë, Morena ka zbuluar se është vetëm dhe për momentin nuk ka dikë në krahë./abcnews.al