“A je penduar për ‘One Night Stand’?”- Habit Lei Kraja: Kam pasur vetëm dy të dashur që…

Lei Kraja po shijon pushimet verore, teksa vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh zhvillon biseda me ndjekësit e saj.

Së fundmi në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja u pyet nëse është penduar ndonjhëerë për ‘one night stand’ (një situatë në të cilën bën seks me dikë dhe më pas nuk vazhdon një lidhje).

Por Lei ka habitur me përgjigjen e saj, pasi zbuloi se nuk ka pasur asnjëherë ‘One Night Stand’. Madje ajo tregoi se vetëm me dy të dashur që ka pasur ka shkuar deri në intimitet.

“Asnjëherë nuk kam pasur një ‘One night Stand’. Kam pasur vetëm dy të dashur që kam pasur intimitet. Unë nuk i gjykoj por më pëlqen të kem lidhje të gjata dashurie.”– shkruan Lei.

Në një intervistë të dhënë më herët moderatorja nuk ka ngurruar të shprehë dëshirën që shumë shpejt të bëhet nënë. Ndonëse ajo e ruan me fanatizëm jetën personale dhe nuk dihet gjë për statusin e saj, Lei është shprhur: “Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë.”

Ajo ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku u shpreh kështu për zemrën: “Gjithmonë zemra mbi mendjen. Ata që nuk bëjnë për dashurinë në jetë, janë të humbur. Gjithmonë do të jetojnë me pendesa!”