“A je lesbike siç thonë?!” Dafina Zeqiri sqaron prirjet e saj seksuale

Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër sot pasi dikush në Instagram e quajti lesbike! Këngëtarja shqiptare i ka kthyer koment një ndjekësi që e pyeti nëse vërtet është lesbike siç është përfolur. Ndaj Dafina mendoi t’i kthejë përgjigje direkte në koment për t’i thënë se pyetja është pa kuptim dhe se gjysma e atyre meshkujve që njerëzit kanë idhull janë biseksualë.

Dafina-2

Më pas ajo i ka bërë screenshot bisedës në mënyrë që ta publikojë në Instastory, për t’iu paraprirë të gjithë atyre që mendojnë të njëjtën gjë: “Unë i respektoj të drejtat e njerëzve. Çdo të drejtë njerëzore! Ka njerëz që nuk dalin dot nga shtëpitë e tyre nga bombat ose nuk kanë ujë të pijnë dhe disa qenie njerëzore egoiste mundohen të kontrollojnë jetët e të tjerëve sepse kanë vendosur të mos jetojnë jetën e tyre”, shkruan Dafina, sipas Faxnews.al.

Në këtë mënyrë këngëtarja nuk preferoi të japë një përgjigje konkrete, por u tha të gjithëve të shikojnë punët e tyre!