“A je femër materialiste?”- Konkurrenti i ri i “Përputhen” vë në siklet Fjorela Peton: Ofroj jetë modeste dhe seks të mirë
Në episodin e ditës së djeshme tek “Përputhen”, u transmetua takimi i Fjorela Petos dhe Berat Behramajt.
Takimi duket se shkoi mirë, por mes temave që u diskutuan nuk munguan edhe ato intime.
Gjatë bisedës, Berati e pyet Fjorelën nëse është materialiste, sepse ai vetë mund t’i ofrojë vetëm një jetë modeste, kohën e tij dhe një seks të mirë.
Kjo u komentua edhe nga opinionisti, Arjan Konomi, i cili e kritikoi për mënyrën si u shpreh. Sipas tij këto gjëra janë normale të ofrohen në marrëdhënie dhe seksi nuk është një opsion që askush tjetër nuk do t’ia ofronte një vajze.
Pjesë nga biseda:
Berat Behramaj: Sa materialiste je, sepse unë mund të ofroj si mashkull një jetë modeste, kohën time dhe një seks të mirë.
Fjorela Peto: Shiko tani të them që nuk më pëlqen që mashkulli ta mbështesë femrën e tij në rrugëtimin e saj, është e kotë të them.
Berat Behramaj: Je femër që nuk të intereson leku?
Fjorela Peto: Po tani një njeri që nuk ka gjë në vijë nuk mund ta shoh.
Berat Behramaj: Për shembull ty të intereson më shumë dashuria, respekti apo koha e një personi?
Fjorela Peto: Dëshiroj t’i kem të gjitha, çfarë më mungon që të mos i kem të gjitha.