“A je e lidhur?”- Përgjigja e Fifit i habiti të gjithë! Çfarë po ndodh mes këngëtares dhe “stracciatella-s” së saj?

Mbrëmjen e djeshme, Fifi ka bërë me ndjekësit një bashkëbisedim, por ato që ka rrëfyer në lidhje me jetën e saj private, na kanë habitur të gjithëve.

Deri më tani, përgjigjet e saj në lidhje me Xhuljo Tabakun, na kanë bërë të mendojmë se janë bashkë.

Por, e pyetur nga ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje, këngëtarja u përgjigj në formë të prerë duke thënë: “JO!”

Pas kësaj, këngëtarja u pyet edhe për martesën, përgjigja e së cilës e përforcoi faktin se është single.

“Kur do martohesh?”- i shkroi një nga fansat, së cilit Fifi iu përgjigj: “Ka mrri kali, po princin s’e di ku ma kish lon”.

Pak ditë më parë, këngëtarja u vendos përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: familja apo stracciatella (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup)?

Këngëtarja u shpreh se edhe “stracciatella” mund të bëhet familja e saj në të ardhmen, prandaj do të zgjidhte këtë të fundit.

Nisur nga kjo, një nga ndjekëset i tha se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës, pasi një ditë ai mund të ndahet prej saj.

Në lidhje me këtë, Fifi shkroi:

“Edhe mundet shpirt. Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare me e diskutu me mu. Në fund të ditës është gjëja ime personale, që refuzoj t’ju jap përgjigje. Jo vetëm kësaj, por 80% të pyetjeve lidhur me ‘stracciatellan’”.

Për më tepër, nëse më parë këngëtarja ndiqte vetëm një person në Instagram, Xhuljo Tabakun, sot ajo ndjek shumë miq të saj, por jo djalin që jeton në Gjermani.

Mbase Fifi po përpiqet ta mbajë marrëdhënien me të larg syrit të publikut, pas gjithë lajmeve që u publikuan për jetën e saj private.