A je biseksuale? Moderatorja e sportit flet për prirjet seksuale dhe zbulon a ka të dashur

Einxhel Shkira ka arritur që ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private. Moderatorja e sportit është treguar mjaft e rezervuar përsa i përket lidhjeve të dashurisë.

Megjithatë në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ka vendosur që të flasë hapur.

Moderatorja e sportit zbuloi se aktualisht nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Einxhel Shkira u shpreh se nuk ka pasur shumë të dashur për shkak të paragjykimeve të tyre për femrat.

“Je në një lidhje me ndonjë personazh të famshëm,”– e pyeti një prej ndjekësve.

“Për ty dhe gjithë mesazhet e tjera të ngjashme: Nuk jam në një lidhje me askënd, të famshëm apo jo. Askush nuk është i dashuri im,“– iu përgjigj ajo.

Ndërsa një tjetër fans i shkroi: “A është e lehtë të jesh e lidhur në Tiranë? Dhe sa meshkuj që i ke pasur të dashur tani i ke shokë?

“Ku je? A erdhe? Çfarë ore? Çfarë vendi? As nuk mund ta mbaj mend takimin tim të fundit sepse nuk i kam qejf. Tirana është një vend i vogël ku njerëzit pëlqejnë të flasin budallallëqe për vajzat me të cilat nuk kanë pasur kurrë shansin të lidhjen, imagjino të shkosh në një takim me ta. Nuk kam pasur shumë të dashur, sepse jam tipi i personit që mbaj lidhje të gjata dashurie, edhe pse mendoni ndryshe. Por nëse njihni ndonjë nga të dashurit e mi, mund ti pyesni,”- theksoi moderatorja.

Gjithashtu nuk mungoi as kurioziteti ndaj prirjeve seksuale të Einxhel Shkirës, pasi një prej tyre e pyeti nëse është biseksuale.

“Jo”- iu përgjigj ajo.

Ndërkaq, Einxhel Shkira paralajmëroi se nuk do rikthehet më në projektet televizive, pasi dëshiron të gjejë diçka ku të jetë 100% vetëvetja dhe jo ti censurohet fjala.

“Nëse doni të jem e sinqertë nuk kam asnjë projekt në televizion, as nuk duam të kem, as të rikthehem. Dua të bëj diçka që më mbush dhe më jep kënaqësi kur e bëj. Dua diçka që të jem 100% vetvetja dhe të mos frenoj gojë brenda kornizës që të tjerët duan të më fusin. Deri sot dashje, padashje kanë tentuar vetëm të shesin me imazhin tim dhe deri diku ka qenë e paevitueshme dhe aspak e lehtë të luftosh me steriotipet që krijojnë njerëzit në mendjet e tyre paragjykese. Por unë e di kush janë dhe çfarë dua, unë jam më shumë se pjeshka mbi taka dhe ky është projekti im i rradhës,”- tha ajo.

/Panoramaplus.al