A ishte i dashuri i saj shkaku i divorcit? Megan Fox flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti dhe zbulon se…

Megan Fox pohoi se partneri i saj, Machine Gun Kelly, nuk ishte shkaku i divorcit nga ish-bashkëshorti, Brian Austin Green.

“Nuk kishte asnjë lidhje me të“, është shprehur ajo së fundmi, sipas “Page Six”.

Kelly, 31 vjeç dhe Fox, 35 vjeç, u takuan gjatë xhirimeve të “Midnight in the Switchgrass” të Randall Emmett dhe u fotografuan për herë të parë së bashku në maj të vitit 2020.

Green, i cili ka tre djem me Fox, konfirmoi ndarjen që në fund të 2019-ës.

Fox dhe Kelly dolën zyrtarisht bashkë në korrik të vitit 2020. Që atëherë, dyshja është bërë pjesë e pandashme e fotove nga paparacët.

Në nëntor 2020, Fox bëri kërkesë për divorc nga Green. Kjo ndodhi vetëm disa ditë pasi Fox dhe Kelly bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në “American Music Awards”.

Ndërkohë, Green, 47 vjeç, tani është në lidhje me Sharna Burgess.

Fox ka thënë që atëherë se ajo është mirënjohëse për lidhjen e tyre. Bukuroshja ka thënë se hendeku në moshë me Machine Gun Kelly nuk do të thotë asgjë për ta.