A ishte FOTOGRAFJA shkaku i ndarjes mes princit Leka dhe Elias? Ish-këshilltari: Ja pse erdhi DIVORCI i tyre!
Ish-këshlltari për marrdhëniet me publikun në oborrin mbretëror, Erion Teli, në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Vizioni i Pasdites”, ka tregusr se çfarë ndodhi realisht mes Princ Lekës dhe Elia Zaharaias.
I pyetur nga moderatorja Prifti se a ishte fotografja Blerta Celibashi shkaku i ndarjes mes çiftit mbretëror, Teli tha se kjo është tërësisht e pavërtetë.
Siaps tij kriza në çiftin mbretëror nisi një vit e gjysmë më parë, ndërsa Princi filloi të shoqërohej me Blertën vetëm pak javë më parë.
Brikena Prifti: Meraku është te fëmijët, kështu mendoj që funksionon dhe në këtë rast. Ajo që ka patur më shumë diskutime është emri i Blertës,
Teli: Absolutisht nuk është e vërtetë. Princi nuk është njeri që luan me dy standarde. Princi gjatë kohës që ka qenë me zonjën Zahari ka qenë njeri besnik. Nuk luan me dy standarde. Me zonjën Blerta Celibashi kanë një muaj e gjysmë që shoqërohen. Me zonjën Zaharia ka më shumë se 1 vit e gjysmë që mund të quhet e mbyllur.
Brikena Prifti: Si qendron e vërteta?
Teli: Princi Leka dhe zonja Zaharia kanë më shumë se 1 vit e gjysmë që të bënin të mundur funksionimin e martetës, muajt e fundit ishte e vështirë që ta kapërcenin dhe vendosën t’i jepnin fund martesës.
Brikena Prifti: Princi dhe princesha kanë patur agjenda të ndara këto kohë?
Teli: Zonja Zaharia përveçse si aktore ajo është dhe Drejtorshë e Teatrit Kombëtar, agjenda e saj është e ngjeshur. Princi ka patur agjendën e tij, kjo ka bërë që të nxjerrë përplasjet e para. Të dy janë prindër shumë të mirë. Princi është një baba shumë i mirë. Të dy kanë vendosur që kjo marrëdhënie të marrë fund.
voxnews.al