A ishte Einxhel Shkira në ditëlindjen e mamasë së DJ Dagz?

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, të cilat po shijojnë në maksimum romancën e tyre që pas daljes nga “Big Brother VIP”.

Së fundmi nëna e Dagz ka festuar ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë ajo ka mbledhur familjen e saj dhe kanë udhëtuar nga Kosova për në Shqipëri për të festuar.

Ka qenë Dagz dhe motra e tij, Aurora Gumnishta, të cilët kanë zbuluar me anë postimeve në rrjetet sociale se po festojnë ditëlindjen e nënës në Tiranë.

Madje DJ ka zbuluar se pranë tyre është edhe partnerja e tij, Einxhel Shkira, duke na treguar edhe një herë se marrëdhënia e tyre tashmë është zyrtarizuar edhe me familjet e tyre.

Bordo