“A i ndalon njeri këta, në Shqipëri mund të vdesësh çdo moment”, vërshojnë reagimet në rrjetet sociale: Të konsiderohen vrasje me dashje, po bëni biznes me vdekjen
Pas aksidentit tragjik që mori jetën e gjithë familjes Gushi të cilët po udhëtonin me mjetin e tyre drejt Vlorës në rrjetet sociale pati një bum reagimesh ku kërkohet zbardhja e ngjarjes dhe reagimi i menjëhershëm i qeverisë për faktin se cdo ditë bëhen shkelje rrugore dhe askush nuk ndëshkohet.
Në rrjetin social Facebook ka reaguar përmes një postimi edhe gazetari Klodian Tomorri duke thënë se në rruget e vendit qarkullojnë të rinj me makina të shtrenjta që ecin me shpejtësi të palejuar dhe nga momenti në moment mund të marin jetë njerëzish.
“Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.
Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.
Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?
Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”
Një tjetër gazetar, Arsen Rusta ka reaguar ashpër ndaj qeverisë duke thënë se ishte vrasje me dashje dhe duke i akuzuar qeveritarët se po bëjnë biznes me vdekjen.
Postimi:
“Vrasje me dashje! Por shteti hesht! Deputetet propozimin e ligjit të ish-ministrit Saimir Tahiri e refuzuan. Pilotët e vdekjes shuajnë një familje. Hape rrugën se do kaloj unë laci. O ti gjak prishur nga droga e alkooli, si mundesh të vrasësh dy fëmijë e prindërit e tyre se do të shfrysh epshet e shpejtësisë. Po ata që tolerojnë këto krime!!! Nëse policia e shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë tu dalë. E mendoni pak??? Fëmijët që i terrorizojnë lacat rrugëve. Dështuat dhe dështuam! Makina e familjes është goditur nga pas dhe vdiqën. Ndërsa të rinjtë e shpejtësisë po trajtohen me kujdes në salla spitalore dhe me kushte. A ju dhimbsen ata fëmijë dhe ajo familje e pafaj!!! Nëse PO, urgjent edhe 1 javë sa është parlament. Kthejeni në vrasje dhe dënim kapital. Shiheni pastaj rezultatin. Nëse Jo, ju bëni biznes me vdekjen”, shkruan gazetari Rusta.
Të tjera reagime dhe komente kanë vërshuar nëpër rrjet duke u shprehur të revoltuar se pse nuk ka akoma asnjë reagim nga qeveria për shuarjen e një familje të pafajshme. “Shuhet nje familje e pafajshme nga nje aksident rrugor, asnje reagim nga qeveria. Gervishet pak nga b*thet nje nga kta dylberet na dalin te gjithe ambasadoret dhe kerkojne zbardhjen e ngjarjes. Po a mbaj shume veten…..”
(E.D/faxweb.al)