A i mungon jeta e beqarit dhe a i shkruajnë fanset edhe pse është i martuar? Albani i thotë të gjitha
Alban Skënderaj ishte së fundmi i ftuar në “Më lër të flas”, ku gjatë intervistës u pyet dhe për jetën private. “A të ka marrë malli për jetën e beqarit?”, ishte një ndër pyetjet.
“Jo. Kanë kaluar aq shumë vite sa as nuk më kujtohet më”, u përgjigj këngëtari.
Një tjetër pyetje ishte nëse i ka shkruar ndonjëherë ndonjë fanse dhe pse e di që ai është i martuar. “Po. Patjetër që po”, tha Albani.