A i ka bërë mirë llogaritë Kiara? I del kundër Luizit me nominimin që bën

Ka qenë mjaft i tensiοnuar “Prime” i së martës në Big Brother Vip, për shkak të situatës mes Kiarës dhe Luizit, pas lojës që ndodhi në shtëpi.

Por surpriza erdhi në momentin e nominimeve kur u duk sikur Kiara po hαkmerrej ndaj sjelljes së Luizit gjatë javës ndaj saj në shtëpi.

Kiara vendosi që të nominojë Tan Brahimin, i cili është miku i ngushtë i Luizit. “Nominoj Tanin, për të vetmen arsye se ka qenë më i distancua nga të tjerët”. u shpreh Kiara në dhomën e rrëfimit.

Tani, Nita, Kristi, Keisi dhe Armaldo janë më pak të pëlqyer nga publiku. Ata janë automatikisht në nominim. Bashkë me to, në nominim është edhe Ermiona.

Ermiona ngaqe nuk e përmbushi me sukses misionin që iu dha nga Vëllai i Madh për pasojë ajo kaloi në nominim.

Këta të gjashtë janë të nominueshëm nga pjesa tjetër e banorëve. Tre prej tyre kalojnë sonte në televotim dhe njëri prej tyre lë shtëpinë të shtunën.