A është shtatzënë Genta Ismajli? Ja detaji që e nxjerr zbuluar këngëtaren

Në nëntor të vitit që lamë pas Genta Ismajli bëri publike lidhjen e saj biznesmenin turk, Usta.

Genta në intervistat që ka dhënë ka treguar se ka gjetur dashurinë e jetës dhe se shumë shpejt do kurorëzoje lidhjen e saj me martesë.

Së fundmi një foto e publikuar në llogarinë e përbashkët të çiftit në Instagram ka ngritur dyshime se Genta mund të jetë shtatzënë.

Gen-2

Këngëtarja ka pozuar me partnerin i cili ka vendosur duart tek beli i saj, mirëpo gjithë vëmendjen e mori barku i Gentës.

Ai duket pak më i rrumbullakosur se zakonisht dhe kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shkruajnë në komente se ajo është shtatzanë.

Gen-3

“Genta qenka shtatzënë”, “Urime për shtatzëninë tënde! Ti ke ndjekur zemrën! Mos të ta ndjejë për të tjerët!”, “Është shtatzënë?”, janë disa prej komenteve në foto.

Gen-4

Nëse është e vërtetë apo jo, na mbetet veçse të presim reagimin e këngëtares.