A është prapë bashkë me Norën? Robert Berisha na surprizon me përgjigjen
Robert Berisha ka shtuar më shumë dyshimet në lidhje me një ribashkim të mundshëm me Nora Istrefin.
Ish-çifti është përfolur kohët e fundit se i kanë dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit pak vite pasi përfunduan martesën.
Gjithashtu, ata ndërmorën para disa ditësh një udhëtim së bashku me vajzën e tyre Renee, dhe kjo është parë gjithashtu si një shenjë që ata janë rikthyer bashkë. I pyetur së fundmi lidhur me këtë çështje, Roberti nuk dha një përgjigje të prerë.
“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. Kështu që a ka ribashkim apo jo, ajo mbetet të shihet.“, është shprehur Roberti.