A është në një lidhje dashurie? Samanta Karavella flet për jetën private dhe zbulon arsyen e “zhdukjes” nga rrjetet sociale

Samanta Karavella prej kohësh nuk është aktive në rrjete sociale dhe mundohet që të mos zbulojë asgjë nga jeta e saj private.

Këngëtarja së fundmi ka lancuar një projekt të ri muzikor, të titulluar “Mala dhe Cha Cha Cha”, që e solli krejt ndryshe artisten, pasi kishte dy këngë brenda një kënge. Gjatë një interviste të shkurtër për “Prive”, artistja u pyet edhe për jetën private.

Kohët e fundit ajo është parë duke udhëtuar shpesh drejt Amerikës, por në lidhje me këtë ajo u shpreh: “Po duhet të ketë diçka (që udhëton kaq shpesh)”.

Kur u pyet se çfarë po ndodh në jetën e saj private, Samanta tha: “Nuk ka ende asgjë për të zbuluar”.

Arsyeja pse është jo aktive në rrjete sociale? Pjesën më të madhe të kohës së artistes e zë jeta profesionale.

“Mendoj që ka ardhur momenti për albumin tim të parë, për të cilin jam duke punuar. Besoj që do të vijë shumë shpejt dhe do të jetë një surprizë shumë e bukur për këtë fundvit,”– tha ajo.