
A është ky ‘kumbara’ i lidhjes së Fifit dhe Adisit?
Teksa Fifi dhe Adis Patushi janë në fazën fillestare të lidhjes ku çdo detaj përbën lajm, interesim ngjallë edhe pjesa e nisjes së historisë, pjesë kjo për të cilën dihet pak në publik momentalisht.
Gjithçka duket të ketë rrjedhur shumë shpejt por ndjekësit në rrjet janë të bindur se e kanë gjetur ‘kumbarin’ e këtij raporti.
Fjala është për ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledin.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme, Fifi dhe Kledi u shfaqën mjaft të afërt si miq në dalje, dreka e darka.
View this post on Instagram
Kjo me gjasë duket të ketë qenë periudha kur Fifi është njohur nga afër me Adisin, i cili është familjar i afërt i Kledit.
Kledi është shfaqur edhe mbrëmë në rrjete sociale me Fifin dhe Adisin duke paralajmëruar një sipërmarrje të re, klub lojërash elektronike, me gjasë nga dyshja. /Prive.al