A është Kiara në një lidhje?
Rilexohemi sërish në një tjetër artikull për Kiara Titon, por këtë herë, pa përmendur Luizin. Konkurrentja e “Big Brother VIP Albania” është përfolur ditët e fundit nëpër portale se është e lidhur.
Nëpër disa portale, u përfol se Kiara ka një raport me djalin e një biznesmeni shqiptar, aludime të cilat janë mohuar nga miku i saj i ngushtë, stilisti Niko Komani. I ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, Niko u shpreh:
“Unë si fillim nuk e di ku i dinë portalet gjithë këto gjëra, sepse unë nga 12 muajt e vitit jam 8 muaj me Kiarën dhe nuk e di kur Kiara paskërka kaq shumë kohë të krijojë lidhje dhe ne shoqëria e saj të mos e dimë, ose të mos e zbulojmë. Kiara ka hyrë single në atë shtëpi.”
Luiz, rri i qetë!
Anabelmagazine