A është kënga e re e Era Istrefit dedikim për Amir Rrahmanin?

Qoftë në muzikën shqiptare, qoftë në atë botërore, dëgjuesit i lidhin gjithmonë tektet me jetën e tyre e tyre personale.

Këngë për ndarje? Dedikim për ish-in.

Këngë për dashurinë? Dedikim për partnerin.

Këngë për depresionin? Dedikim për veten.

E kështu me radhë. Ndonëse, po, është e vërtetë që shumë artistë shkruajnë dhe frymëzohen nga ajo që u ndodh, ka të tjerë që nuk pasqyrojnë jetën në artin e tyre.

Gjithë kjo parantezë, për të ardhur te lajmi që Era Istrefi publikonte sonte pasdite këngën e saj të re. Titulli? “Më humbe.” Shumë ngacmues dhe sigurisht i dedikohet një ish-partneri.

Publikimi i kësaj këngë vjen në një kohë interesante: Era ka pak javë që është ndarë nga futbollisti Amir Rrahmani. Kështu dëgjuesit lexojnë nën rreshtat e kësaj këngë një dedikim për ndarjen e tyre.

Në një video që ka ndarë në TikTok me një pjesë të kësaj kënge, thuhet:

“Du me dit ku e le dashninë për ne.

Edhe pse je larg me mendje ti tek unë je.

Edhe pse ti ke ik

E di që ti tek unë je.”

Projekti i ri pason “Mona Lisa”, ku Era gjithashtu i këndon ndarjes.

“Trupi yt po m’lyp

Ama nuk thirr mo, no calling

E di që përnime you loved me

Po s’e kom prit që rrugët kena mi nda

Ndër të tjera ajo shprehet se për të ka qenë i vetmi dhe ai pa të do të ndihet i vetëm.

Për mu je kon my only

E pa mu ki mu ni lonely

Nuk munesh ti me m’clone me

Se veç njo jom and you know it.”

Era Istrefi dhe futbollisti i Napoli-t i dhanë fund lidhjes së tyre pas një viti bashkë.

classlifestyle.com