A është ide e mirë të takohesh me ish-in dhe të mbeteni shokë?
Le të mbetemi miq të mirë” fraza tipike kur një lidhje përfundon, vetëm se ashtu do njëri nga partnerët dhe pikërisht ky i fundit jep idenë brilante të të qëndruarit miq pas ndarjes ! Nëse marrëdhënia juaj mbaron për shkak të xhelozisë ose çështjeve të besimit, “miqësia” është pothuajse e pamundur. Megjithatë një sondazh i NBC.com zbuloi se gati 50% e të anketuarve ( 48%) thanë se kanë qëndruar miq me ish-in pas ndarjes, ndërsa 18% thanë se u përpoqën, por nuk funksionoi. Ju mund të jeni pjesë e atij 48%, të ulur në shtëpi duke menduar, “po, jam shokë me ish tim dhe kjo funksionon mirë!”
Ndonëse është krejtësisht e mundur të jesh mik me një ish pas ndarjes, sipas shkencës, nuk është një ide mirë që kjo gjë të ndodhë.
Terapistja dhe autorja e librit Temptations of the Single Girl, Nina Atëood, tha se nuk është domosdoshmërisht e gabuar të qëndrosh në një lidhje miqësie me një ish, por ajo këshillon që kjo mund të jetë sfiduese dhe mund të jetë emocionalisht shumë e vështirë apo lënduese për të paktën njërën palë.
“Dëshira për të qenë miq ju pengon të ndjeni thellësinë e plotë të humbjes, duke zbutur goditjen e ndarjes”, thotë Atëood, duke vënë në dukje se edhe nëse nuk jeni më seksualisht të tërhequr nga partneri juaj i mëparshëm, mund të dëshironi akoma intimitet emocional. Vazhdimi i një miqësie me ish-in tuaj mund ta bëjë më të vështirë të lëvizni nga marrëdhënia tashmë e përfunduar dhe ndjenjat që keni pasur.
Eksperti i marrëdhënieve Dr. Gabrielle Morrissey sugjeron që ju të kuptoni motivet tuaja që fshihen pas dëshirës për të qenë ende miq, para se të pranoni një kafe apo një darkë nga ish-i juaj.
A po shpreson se do të ktheheni bashkë? A ndiheni akoma sikur keni nevojë për mbështetje emocionale? APO thjeshte jeni MIQ.
“Nëse jeni të varur për shkak të dëshirës për të ri-ndezur marrëdhënien, ju jeni duke dëmtuar veten” thotë Morrissey. Vazhdoni para dhe mos e ktheni kokën pas.