“A është e vërtetë që ke qenë e fejuar?”, Fifi vendos t’ua mbyllë gojën të gjithëve një herë e mirë

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi, i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjen që dëshirojnë.

Padyshim që kurioziteti ka qenë shumë i madh dhe pyetjet më të shumta kanë qenë rreth jetës së saj private.

Ndër të tjera, Fifi u pyet nëse ka qenë ndonjëherë e fejuar dhe përgjigja e saj ka qenë e drejtpërdrejtë.

“Zot i madh. Jo. Deri më sot jam treguar shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha thënë për këtë më beso. Po e theksoj, nuk kam qenë dhe nuk është në horizont ajo ngjarje njëherë”, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Kujtojmë që Fifi pak kohë më parë u përfol se i ka dhënë fund lidhjes së saj me djalin e quajtur Xhulio. Madje ky i fundit ishte fejuar me një tjetër vajzë.