A është dikush në zemrën e saj? Rrëfehet Luiza Gega: Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë
E keni parë të vrapojë kilometra të tëra e së fundmi erdhi në Shqipëri si kampione Europe në atletikë, por Luiza Gega është hermetike rreth jetës personale.
Megjithatë, ajo ka bërë ditën e sotme si rrallëherë një rrëfim rreth jetës personale. Atletja tregoi se përgatitjet për Kampionatin e Atletikës e detyruan të largohet nga familja dhe njerëzit e dashur. “Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual. Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam.”
Kampionia tha se “dha shpirtin” në atë pistë, por thellë brenda saj e dinte që do dilte e para në garë. Luzia tregoi edhe ‘sekretin’ e fitores. Cili është? Vrapimi që në fillim të garës për të lodhur konkurrentet e tjera.
“Pak para garës unë thoja vetes ky është viti jot. Doja të jepja shpirtin tim në atë fushë të arrija qëllimin. Më zunë emocionet më të mëdha dhe thoja Luiza të lutem mos u rrëzo, aq më tepër në pengesën e fundit të ujit. Secili ka strategji të vetat, por unë kisha rezultatet me të mira në Europë. Unë vrapova shpjet që në fillim që të kisha më shumë përparësi dhe vajzat e tjera, të cilat vrapuan të më ndiqnin , një vajzë nga Anglia ishte shumë afër meje. Ajo u lodh shumë në dy xhirot e fundit dhe doli e treta në garë, e dyta doli një vajzë nga Gjermania. Ndihem më krenare se kurrë. Ishte një garë e gjatë dhe është komentuar jashtë mase shumë. Në Gjermani e vlerësojnë shumë sportin”– tha Luiza në “Ftesë në 5”.
Teksa moderatorja e pyet nëse është dikush në zemrën e saj, tha se ende nuk është dikush që të ndjekë hapin e saj të shpejtë teksa stërvitet në mal e në fushë. “Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj. Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet”, u shpreh ajo.
Atletja fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Munih, duke u shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajlajt.
PANORAMASPORT.AL