A e përdori Butrinti historinë Kiara-Luiz për #marketing?

Që prej kur filloi Big Brother Albania VIP dhe historia Kiara-Luiz, jo pak herë është përmendur edhe Butrint Imeri, ish-partneri i Kiarës.

Dyshja nuk janë prononcuar thuajse asnjëherë për lidhjen me njëri-tjetrin. Për shembull, kur Butrintin e pyesnin se çfarë mendimi kishte për Kiarën, ai u përgjigjej gazetarëve vetëm me “shoqe e mirë”.

2 muaj më parë, Butrinti u pyet edhe pse u nda Kiara, pyetje së cilës ai iu përgjigj:

“S’ka patur ndonjë arsye. Thjesht ajo ka shkuar në rrugën e saj, unë në të timen.”

Papritmas, Big Brother filloi, Kiara mori jo pak vëmendje dhe Butrinti, ish-i dashuri që në media e cilësonte si “një shoqe të mirë”, tani e pa të nevojshme të shpërndante një foto të saj në Instastories.

Ashtu si rastësisht, Butrinti shkruante për “qetësinë përpara stuhisë” një natë para prime-t të Big Brother ose mëngjesin e asaj dite.

Përsëri, komplet rastësisht, Butrinti paralajmëron fansat se diçka e shumëpritur do të vijë së shpejti. Gjejeni pak se kur? Një ditë të shtune, sigurisht, atëherë kur ndodh edhe prime-i i radhës në Big Brother.

“Ju premtova. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”, shkruan Butrinti në Instagram dhe befasia ishte kënga e tij e re.

Po pse befasuese? Ndoshta sepse një copëz nga kënga është publikuar një vit më parë në Instagram dhe këngëtari (mesa duket) gjeti një moment strategjik për ta publikuar.

Të gjitha këto kanë bërë që ai të përmendet jo një, por disa herë se do të vijë në Big Brother, do të takojë Kiarën apo do t’i thotë asaj diçka.

Na duket pak e vështirë të besojmë se çdo postim është hedhur rastësisht të martave dhe të shtunave, por nuk jemi të bindur për arsyen.

Dëshirë për vëmendje? Marketing për këngën e re? Ndjenja për “shoqen e mirë”? Dëshirë për vëmendje?!

Anabelmagazine