A e pëlqen mamaja e Beniadës Arditin për dhëndër? Ja përgjigjja që jep Linda Nishani

Nëna e Beniadës, njërës prej konkurrenteve të “Big Brother VIP”, ishte në një lidhje live për “Fan Club”, ndërsa në studio ishte edhe Arditi.

Linda Nishani, e pyetur nëse e shihte Arditin si një partner të ardhshëm për vajzën e saj nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë!

Ajo tha se Arditi është një djalë i mrekullueshëm dhe me kulturë, por theksoi se Beniada shtë 30 vjeçe dhe duhet të zgjedhë vetë.

BISEDA

Linda Nishani: Të them të drejtën Beniada është 30 vjeçe dhe nuk është e vogël që unë ta mësoj. Arditi është një djalë i mrekullueshëm, me kulturë por dua të them që nuk mund të jap këshilla vajzës time, por megjithatë them unë që kur ka hyrë brenda në BBV ka thënë që nuk më intereson asnjeri dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhi.

Arditi: E kemi lënë që do njihemi jashtë, or kjo nuk nënkupton që do njihemi më tepër se shokë, mund të ketë diçka por duhet parë kur të dalë Beniada.

Linda Nishani: E le në dëshirën e fëmijës tim, nuk është 17 vjeçe, vendos vetë.