A e njihni dot “Sarpin” me ndryshimin që ka pësuar? Vështirë!
Çağatay Ulusoy ka mbetur një nga aktorët e preferuar turk që prej rolit të tij “Sarp” në serialin “I infiltruari”.
Që pas këtij seriali karriera e Çağatay ka shënuar vetëm ngritje duke marrë pjesë në seriale shumë të suksesshëm e për rolet e tij i është dashur të ndryshojë dhe pamjen. Aktori 31-vjeçar nuk është më ai djali elegant e sportiv që shihnim dikur.
Së fundmi boksieri Atakan Arslan ka postuar një foto ku në të shfaqet dhe Çağatay dhe fansat janë habitur me pamjen.
Aktori duket se ka shtuar peshë dhe ka ndryshuar imazhin duke rritur flokët e duke lënë mustaqe. Sigurisht me kaq ndryshim të madh jo të gjithë kanë mundur ta njohin.