A e ka thënë Luana se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”? Ja çfarë fshihet pas videove të amerikanit, karremi që e ‘hëngrën’ të gjithë, si qëndron e vërteta

Ndoshta Luana nuk e ka thënë në asnjë moment se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”, megjithatë pritet për t’u parë në videon e radhës.
Disa ditë më parë një video e ish-producentit të “BuzzFeed” Eric Tabach, në Youtube, i cili tregonte një bisedë me moderatoren shqiptare Luana Vjollca bëri xhiron e rrjetit pasi kjo e fundit ishte përgjigjur se është Kaylie Jenner shqiptare.

Tabach zgjodhi që të zgjidhte një personazh të famshëm nga të gjitha shtetet dhe t’i provokonte nëse do t’i kthenin përgjigje. Për Shqipërinë, zgjedhja e tij ishte moderatorja Luana Vjollca, të cilën e ka pyetur  nëse “mund të prodhojmë diçka bashkë, ndërsa moderatorja i ka kthyer përgjigje duke i shkruar “Si?”.

Por ende nuk dihet se si ka vazhduar biseda por pretendohet se gjithçka është një “grackë” e aktorit pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe me këngëtaren bullgare Gery-Nikol.

Në kopertinën e videos së saj, Tabach ka vendosur fjalët “Jam Megan Fox e Bullgarisë”, që supozohet se janë të thëna nga këngëtarja.

Pra e gjithë është bërë që të marren sa më shumë klikime dhe aktori e ka bërë këtë që të bëjë kurioz publikun. Ndoshta Luana nuk e ka thënë në asnjë moment se është “Kylie Jenner e Shqipërisë”, megjithatë pritet për t’u parë në videon e radhës.

(A.K.Dosja.al)